Rreth Nesh Historija e kompanis sone.

Historiku i Ndërmarrjes Tregtare Prodhuese për përpunimin e drurit, aluminit e plastikës "NURA" në Preshevë.

Ndërmarrja NTP "Nura" veprimtarinë e vet e nis në territorin e Kosovës, përkatësisht në fshatin Pozharan të Komunës së Vitisë, si punëtori private zejtare për prodhimin e produkteve të drurit që nga viti 1968, edhe atë me emërtimin NTP "Presheva". Kjo ndërmarrje është themeluar dhe ka nisur veprimtarinë në Kosovë për shkak të profitabilitetit më të mirë.

Deri në vitin 1972, ndërmarrja funksionoi me këtë emërtim, dhe gjatë kësaj periudhe kohore, ajo gëzoi autoritet, si dhe bëri imazhin dhe historiatin e vet. Në vitin 1972, ndërron emërtimin dhe vendin e selisë. Ndërmarrja emërtohet "Kosova" dhe vendoset me seli në Preshevë, e si e tillë vepron deri në vitin 1990, duke përfituar tregun e Komunës së Preshevës e më pas edhe të komunave tjera. Deri atëherë, ndërmarrja merrej vetëm me (prodhimin) përpunimin e drurit, edhe atë: dritare, dyer të hyrjes dhe të dhomave të shtëpive, etj. Në saje të veprimtarisë së shkëlqyeshme dhe kualitetit të lartë të prodhimeve, në vitin 1990, ndërmarrja rrit veprimtarinë e saj, vendoset në rrugen 15 Nëntori, dhe ndërron emërtimin në NTP "NURA" Në këtë lokacion, ndërmarrja fillon veprimtarinë në hallë punuese prej 250 m2 e që më 1997 hapsirën punuese e zgjeron në 500 m2. Në këto kushte, ndërmarrja përgatit investimet e reja që i fillon në vitin 2004. NTP "NURA" në plan të parë ka investimin për zgjerimin e hapsirës punuese në 2000 m2 dhe furnizimin me mjete më moderne për punë. Vlen të theksohet se të gjitha investimet, ndërmarrja i kryen me forca të veta.Produktet, si: prodhime të drurit, PVC të aluminit, Roleta, kuzhina, si dhe produkte të reja, që nga data 19 Prill 2004, kjo ndërmarrje në treg i plason me emërtimin "Nuraplast".Klientëve të vet, këto produkte, ndërmarrja "NURA" ia monton vet.Momentalisht, në këtë ndërmarrje janë të punësuar 30 punëtorë me kohë të pacaktuar. Objektet tona kan gjërsi rreth 4000m2.

Copyright © 2014 Nura | Designed & Powered by ClickSTUDIO